Sot luhen tri ndeshje të xhiros së 8-të në Superligë

Futboll

Sot luhen tri ndeshje të xhiros së 8-të në Superligë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës do të zhvillohet edhe këtë mesjavë, ku sot janë në orar tri ndeshje.

Ndeshja kryesore është ajo që zhvillohet në Drenas me Feronikelit dhe Llapit.

Të dy skuadrat mëtojnë kreun e renditjes dhe derbi pritet të jetë i zjarrtë, duke parë edhe kualitetin e skuadrave.

Ndeshje tjetër interesant është ajo mes Ferizajt dhe Ballkanit.

Vendasit janë në krizë të rezultateve ku i kanë humbur dy takimet e fundit, ndërsa për therandasit është e kundërta pasi i kanë fituar dy ndeshjet e fundit.

Ndeshja tjetër është ajo mes Dukagjinit dhe Trepës ’89. Klinasit do të futen vetëm për fitore në këtë ndeshje, duke ditur që nuk kanë arritur asnjë të tillë deri më sot.

Vetëm fitorja i kryen punë skuadrës së Xhengiz Rexhepit që e ka nisur shumë keq kampionatin.

Nesër zhvillohen dy ndeshja tjera, ndërsa dueli Prishtina – Drenica është shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat