Biletat për tifozët shqiptarë kushtojnë vetëm 700 lekë

Futboll

Biletat për tifozët shqiptarë kushtojnë vetëm 700 lekë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 10:53
Biletat për tifozët shqiptarë kushtojnë vetëm 700 lekë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë të shiten në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.

Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019, ora 20:45.

Bileta kushton 700 lekë dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta.

Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla (vjollcë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat