Situatë e tensionuar te Flamurtari

Futboll

Situatë e tensionuar te Flamurtari

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 10:56
Situatë e tensionuar te Flamurtari

Flamurtari, i dënuar për të kaluar turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Lojtarët janë nën presion, ndërsa në ndeshjen e sotme me Veleçikun patjetër duhet një rezultat pozitiv që do të çonte në kalimin e turit.

Në ndeshjen e parë në fushën kundërshtare Flamurtari ka humbur me rezultatin 3-2. Në këto kushte në kampin kuqezi ekziston një frikë e madhe përpara kësaj ndeshjeje, pasi, siç thotë një fjalë të urtë popullore, “i mbyturi të mbyt”, pavarësisht se Flamurtari është i zhytur në fundin e tabelës së klasifikimit në kampionat.

Përballë është një kundërshtar i dobët, si Veleçiku, por vështirësitë e takimit të parë ndjellin frikë. Kupa e Shqipërisë shikohet si një histori tjetër dhe kërkohet që të ecet sa më larg që të jetë e mundur, për t’u ngushëlluar sadopak për këtë krizë të madhe në rezultate që ka përfshirë vlonjatët.

Në kushtet e vështira në të cilat gjendet Flamurtari, skualifikimi nga Kupa e Shqipërisë që në turin e parë do të ishte “vetëvrasje”. Drejtuesit e klubit kanë vendosur një kusht dhe ultimatum të qartë. Administratori Sinan Idrizi kërkon kalimin e turit të parë, në të kundërt masat do të jenë drastike.

Nëse sot Flamurtari do të skualifikohet, atëherë administratori Idrizi do të niste të bënte realitet masat drastike. Një rezultat negativ do të vendoste në rrezik trajnerin Sadedini, por do të çonte edhe në largimin e disa lojtarëve, zhvillime këto që do të ndodhin para ndeshjes me Tiranën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat