Reagon pas kapjes së 6 kuintalëve kokainë me logon e klubit shqiptar

Futboll

Reagon pas kapjes së 6 kuintalëve kokainë me logon e klubit shqiptar

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:41
Reagon pas kapjes së 6 kuintalëve kokainë me logon e klubit shqiptar

Një ditë pas operacionit të zhvilluar në Brazil ku u sekuestruan 617 kilogramë kokainë, e paketuar me logon e klubit sportiv të Elbasanit, flet presidenti i klubit, Arben Laze.

I dënuar dhe akuzuar edhe më herët për trafik droge, në një intervistë për Report Tv, Laze mohon akuzat.
Arben Laze: Klubi ynë s’ka lidhje me ne. Kanë keqpërdorur stemën dhe logon, e njëjta gjë është bërë edhe me Cristiano Ronaldon dhe Messin. S’kam asnjë koment për këtë çështje. Do të ngre një padi për prishje imazhi. Jam duke u konsultuar me ta për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat