Guardiola: Sterling mund të bëhet më i mirë

Futboll

Guardiola: Sterling mund të bëhet më i mirë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:55
Guardiola dhe Sterling

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se sulmuesi Raheem Sterling, mund ende të përmisohet.

Dëshira e Sterling për të shënuar gola ka bërë që tekniku spanjoll të besoj që anglezi mund të bëhet ende më i mirë.

Guardiola tha se Sterling është agresiv në sulm dha ka talent të madh.

“Dëshira e tij është e madhe, e pa topin dhe sulmoi një kundër dy. Ishte agresivë, andaj thash ‘wow’. Raheem është lojtar që është gjithmonë ashtu, ka talent. Ka dëshirë për të shënuar gol. Në sezonin e parë që erdha këtu, luante mirë por nuk i interesonte. Mirëpo gjërat kanë ndryshuar. Dëshiron të shënoi. Mund të përmisohet”, deklaroi ai.

City të dielën do të pres në ‘shtëpi’, Wolwes, në kuadër të javës së tetë të Premier Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat