Zbulohet arsyeja pse Rashica nuk ka vazhduar kontratën me Weder Bremenin

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Rashica nuk ka vazhduar kontratën me Weder Bremenin

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:01
Milot Rashica i

Milot Rashica ishte vendimtar për Werder Bremenin pas rikthimit nga dëmtimi, pasi shënoi ndaj Dortmundit, duke i dhënë një pikë skuadrës.

Drejtuesit e shikojnë tashmë lojtarin e përfaqësueses së Kosovës si pike referimi ndaj dhe kanë nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës, me aktualen që skadon në vitin 2022.

Rashica ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve ndaj dhe klubi synon të vendosë një klauzolë në kontratën e re, por vlera e klauzolës duket se është kthyer në një pengesë për të dyja palët.

Bisedimet vazhdojnë dhe interesi i Werder Bremenit, por edhe i Rashicës, për momentin është të vazhdojnë bashkë deri në fund të sezonit aktual me përmirësimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat