Conte: Barcelona mund të shënoi në çdo moment - Bota Sot
Conte: Barcelona mund të shënoi në çdo moment

Futboll

Conte: Barcelona mund të shënoi në çdo moment

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:16
Conte: Barcelona mund të shënoi në çdo moment

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se është i lumtur nëse sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të mungojë.

Të dy klubet në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kanë barazuar, ndërsa sot do të ndeshen në “Camp Nou”.

Trajneri ka thënë se Messi dhe Ronaldo janë dy lojtarë unik që mund ta ndryshojnë tërë lojën.

“Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarët më të mirë në botë dhe mund ta ndryshojnë tërë ndeshjen. Në njërën anë do të ndeshemi me Barcelonën me të gjithë yjet e tyre, sidomos Messi që është kampion unik, por duhet të jemi të gatshëm për Barcelonën për çdo mundësi. Duhet të luajmë me intensitet të madh. Barcelona mund të shënoi në çdo moment. Është vetëm fillimi për ne dhe shpresojmë të konkurrojmë në nivelin e lartë brenda një kohe të shkurtë”, deklaroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...