Griezmann: Është vështirë me Messin

Futboll

Griezmann: Është vështirë me Messin

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:13
Antoine Griezmann dhe Lionel Messi

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka pranuar që është vështirë të afrohesh me yllin e klubit blaugranas, Lionel Messi.

Dyshja nuk kanë mundur të luajnë shumë, pasi argjentinasi është i lënduar.

Sipas francezit duhet të mësohet si të lidhet me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Nuk është ndonjë person që flet shumë, as unë nuk jam i tillë, andaj është vështirë. Jemi duke shkuar në rrugën e duhur. Duhet të mësohemi si të lidhemi dhe të forcohemi. Jam këtu për të ndihmuar”, deklaroi ai.

Barcelona sot pret në “Camp Nou”, klubin italian që nuk di për humbje, Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat