Trajneri i Belgjikës: Mos dyshoni te Hazard

Futboll

Trajneri i Belgjikës: Mos dyshoni te Hazard

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:22
Roberto Martinez dhe Eden Hazard

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka dalur në mbrojtje të sulmuesit, Eden Hazard.

Kapiteni i Belgjikës nuk është duke gjetur formën e duhur që prej transferimit të tij gjatë afatit kalimtar nga Chelsea.

Mirëpo, Martinez tha se nuk është i shqetësuar, pasi belgu është një ndër lojtarët më të mirë në botë.

“Nuk jam i shqetësuar. Eden është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Është fjala për adaptim. Gjithmonë mendon për skuadrën. Është bashkëlojtarë i madh dhe duhet të kuptohet me lojtarët afër tij. Lidhja mes Zidane e Hazard është perfektë. Do të adaptohet dhe të bëhet lojtar i mirë për Realin”, deklaroi ai.

Reali ndeshjen e radhës e ka kundër Granadas, këtë të shtunë, ndeshje që zhvillohet në ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat