Wenger është gati të marrë drejtimin e një skuadre

Futboll

Wenger është gati të marrë drejtimin e një skuadre

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:58
Wenger është gati të marrë drejtimin e një skuadre

Arsene Wenger është gati të marrë drejtimin e një skuadre futbolli, pasi ka patur disa oferta interesante.

69-vjeçari francez ka qëndruar për një periudhë relativisht të gjatë pushim, që pas largimit pas, 22 viteve punë, nga Arsenali, në verë të vitit 2018. Wenger kohët e fundit ka pranuar të marrë një rol prej drejtori teknik i ofruar nga FIFA, por shumë shpejt mund të kthehet i veshur me tutat e trajnerit.

“Që kur u largova nga Arsenali, kam marrë disa oferta mjaft interesante dhe disa prej tyre po i vlerësoj. Do të më shihni së shpejti në një pankinë, se kur, nuk e di me saktësi,” – u shpreh francezi për “Mirror”. Duket se pauza, që pas largimit nga “Topçinjtë”, i ka bërë mirë francezit.

“Jam dëfryer shumë, duke qëndruar për një kohë jashtë.

Ngurroja që të kthehesha menjëherë. Ende sot nuk mund të jetoj me idenë se nuk do të marr më kurrë drejtimin e një skuadre. Ajo që dua është të ndaj me të tjetër atë që di dhe kam mësuar gjatë karrierës sime. Do të më pëlqente të ndieja edhe një herë itensitetin e garës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat