Ballkan senzacional i Munishit, Ferizaj kokulur

Futboll

Ballkan senzacional i Munishit, Ferizaj kokulur

Nga: K. Goca Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:28
Ballkan senzacional i Munishit, Ferizaj kokulur

Ballkani nga Theranda bëri mrekulli, duke fituar në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Ferizajt, në ndeshjen e javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës.  

Ballkani senzacional i kryetrajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi, që ka ndërtuar një ekip jashtëzakonisht të mirë dhe po jep frytet e saj, e cila po arrin rezultate të lakmueshme, si rrjedhojë e kësaj janë në vend të dytë të renditjes me 17 pikë, ndërsa Ferizaj kokulur lëshoi fushën dhe mbajnë pozitën e dhjetë me 6 sosh.

Ferizaj zhvilloi ndeshjen e katër si vendas dhe ka po a humbje me përjashtim që ka fituar dy takime në udhëtim. Blendi Baftiu shënoi me kokë për epërsinë 1:0 të Ballkanit, në minutën e 12-të.  

Ballkani thellon epësinë në 0:2 fal golit te Artur Magani në minutën e 35-të. në fund të pjesë së çarë Edon Sadriu ngushtoi humbjen e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat