S’ka vend për Arijanet Muriçin në Nottingham

Futboll

S’ka vend për Arijanet Muriçin në Nottingham

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:43
Portieri Arijanet Muriçi

Portieri Arijanet Muriçi ishte sërish në stol në ndeshjen e mbrëmshme të Nottingham Forestit kundër Blakcburnin, që përfundoi me barazim 1:1.

Muriçi u transferua në formë huazimi për këtë sezon nga Manchester City në Nottingham Forest. Ai fillimisht ishte titullar në katër ndeshjet e para të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, mirëpo pastaj e humbi vendin.

Paraqitjet e kosovarit u kritikuan nga tifozët dhe gazetarët anglezë dhe për këtë arsye trajneri Sabri Lamouchi vendosi ta zëvendësojë kosovarin me portierin tjetër, Brice Samba.

Ai ka qenë në stol për gjashtë ndeshjet e fundit të Nottinghamit në Championship, dhe e njëjta histori e ndjek edhe në ndeshjet e Kupës së Ligës.

Në Carabao Cup, ai kishte qenë në stol për dy ndeshjet e para. Më 24 shtator, trajneri Lamouchi ia dha atij një mundësi për ta fituar sërish vendin e vet, por i pranoi pesë gola në atë ndeshje kundër Arsenalit.

 Muriçi do të shpresojë ta ketë edhe një mundësi tjetër për ta dëshmuar veten, të shtunën kundër Brentfordit, para se t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës për ndeshjet e tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat