Rexhepi: Nuk e di se me çfarë fjale t’i vlerësojë lojtarët e mi

Futboll

Rexhepi: Nuk e di se me çfarë fjale t’i vlerësojë lojtarët e mi

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:10
Rexhepi: Nuk e di se me çfarë fjale t’i vlerësojë lojtarët e mi

Dukagjini ka shënuar fitoren e parë në kampionat pas 8 xhirosh.

Demiri shënoi golin e vetëm sot në takim ndaj Trepçës 89.

Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Xhengis Rexhepi u shpreh i kënaqur me atë se çfarë treguan lojtarët e tij.

“Nuk e di se me çfarë fjale t’i vlerësojë lojtarët e mi, sepse ne edhe kur humbëm kemi luajtur mirë por sot kemi luajtur jashtëzakonisht mirë”, tha fillimisht Rexhepi për SSK.

“Trepça 89, ka një skuadër cilësore dhe luan mjaft mirë por ne sot iu bëmë shumë raste ku goditëm edhe shtyllën”.

“Unë dua t’i falënderoj tifozët tanë që po na përkrahin jashtëzakonisht shumë por na duhet të përmisohemi edhe paksa për ndeshjet e radhës dhe dua lojë të mira edhe në vazhdim nga lojtarët e mi”, përfundoi Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat