Batatina: E kam mik Batatinën, po ia lë vendin e parë

Futboll

Batatina: E kam mik Batatinën, po ia lë vendin e parë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:15
Batatina: E kam mik Batatinën, po ia lë vendin e parë

Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi e dha një deklaratë interesante pas fitores së ekipit të tij në Ferizaj me rezultat 2:1.

Ai u shpreh shumë i kënaqur me fitoren dhe me faktin që tashmë ekipi i tij është në pikë të barabarta me Llapin, në pozitën e parë në tabelë (17).

Llapi drejtohet nga trajneri Tahir Batatina.

“Pasi që e kam mik Batatinën, po ia lë vendin e parë edhe këtë javë, e mandej shohim. Jam shumë i lumtur me fitoren”, ishte deklarata e Munishit.

“Ballkani nuk është ekip i Ismet Munishit, por i Suharekës dhe kemi përkrahje të madhe të të gjithëve këtu” tha ndër të tjera Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat