Juventus e ka seriozisht për mesfushorin francez

Futboll

Juventus e ka seriozisht për mesfushorin francez

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 19:43
Juventus

Mesfushori francez, N’Golo Kante është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, shkruan Periskopi.

Kante është nën radarin e shumë skuadrave evropiane këtë verë. Skuadra si Real Madrid, PSG, dhe tani së fundi Juventusi i është bashkuar kësaj gare.

Sipas gazetës “Daily Mail”, juventinët janë të interesuar seriozisht për Kanten dhe do të përpiqen deri në fund t’i fitojnë shërbimet e mesfushorit.

“Zonja e Vjetër” pritet të ofrojë rreth 80 milionë euro për transferimin e Kantes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat