Zanetti: Messi? E njoh mirë. Kjo ndeshje nuk ka favoritë

Futboll

Zanetti: Messi? E njoh mirë. Kjo ndeshje nuk ka favoritë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 20:37
Javier Zannetti

Legjenda e Interit Javier Zannetti ka zbuluar se ndeshja e së mërkurës ndaj Barcelonës do të tregojë se ku është Interi me të vërtetë.

Zikaltrit aktualisht janë të pamposhtur në të gjithë kompeticionet dhe në prag të supersfidës ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme, dy klube me histori të pasur dhe traditë që ndeshen me njëri-tjetrin. Messi? E njoh mirë, gjëja më e rëndësishme është të rikuperosh në mënyrën më të mirë të mundshme.

E dimë se çfarë lojtari është ai. Kemi bërë një start të madh, por sezoni është i gjatë. Sot është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse do të na tregojë se ku jemi. Favoritët? Nuk ka favoritë në këto ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat