Tifozët i kërkojnë të nxjerr gjoksin, ky është veprimi i prezantueses italiane

Futboll

Tifozët i kërkojnë të nxjerr gjoksin, ky është veprimi i prezantueses italiane

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 20:40
Diletta Leotta

Prezantuesja sportive seksi nga Italia, Diletta Leotta qeshi me tifozët e Napolit të cilët kërkuan që ajo tregonte gjoksin e zhveshur. Një sektor i stadiumit “San Paolo”ku ishin vendosur tifozët e Napolit, bërtiti në kor: “nxirre gjoksin jashtë” në adresë të biondes shumë tërheqëse, teksa ajo ecte në drejtim të stendës së televizionit.

Në vend që të tërbohej e turpërohej nga incidenti, në fakt Leotta qeshi teksa refuzoi kërkesën e tifozëve. Pamjet e publikuara në rrjet shfaqin bukuroshen italiane teksa u drejton gishtin tifozëve në shenjë mohuese.

Gjithçka ndodhi kur Leotta mbulonte me prezantim ndeshjen e Napolit ndaj Brescia.

Gazetarja dhe prezantuesja sportive seksi është një personazh shumë publik, jo vetëm në Itali. 28-vjeçarja Leotta është aq e famshme sa që ndiqet në Instagram nga 4.6 milionë simpatizantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat