Shtatë gola në Anfield! Suarez hero i fitores së Barcelonës

Futboll

Shtatë gola në Anfield! Suarez hero i fitores së Barcelonës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2019 Në ora: 21:23
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Ballafaqimi kryesor i kësaj mbrëmjeje u zhvillua në Camp Nou mes Barcelonës dhe Interit, e cila përfundoi me rezultat 2:1 për katalunasit, në ndeshjen e vlefshme të grupit F të Champions League në futboll. Interi në minutat e parë të takimit kaloi në epërsi përkatësisht në minutën e 3-të kur shënoi Martinez. Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të Luis Suarez barazon shifrat 1:1. Në minutën e 85-të Luis Suarez është hero i Barcelonës, shënon golin e dytë të tij dhe të fitores me rezultat 2:1.

Sfidë e çmendur është zhvilluar në stadiumin në Anfield mes kampionit të Evropës, Liverpoolit dhe skuadrës austriake, Salzburg, e cila përfundoi me fitoren e “Redsave” me 4:3. Shtatë gola në Anfield dhe një fitore e vështirë e Liverpoolit. Mane (9'), Robertson (25') e Salah (36') shënuan për 3:0 për Liverpoolin, por mysafirët këndellën dhe barazojnë 3:3 përmes Hee-Chan Hwang (39'), Minamin (56’) e Haland (61').

Në minutën e 69-të, Liverpooli siguron fitoren duke iu falënderuar golit të Mohamed Salah, që ishte edhe i dyti i tij personal. Ajaxi tregon klasin e tij.

Skuadra holandeze fiton me 0:3 në Mestalla kundër Valencisë. Autorë të golave janë Promes (34'), Ziyech (8') e van de Beek (67') Chelsea shënon fitore si mysafirë më rezultat 2:1 Lilles. Abraham (22') e Willian 78') janë protagonistët e fitores së Chelseas dhe Osimhen (33') shënon për Lillen. Leipzig si vendas nuk i shkoi ashtu si kishte pritur dhe mposhtet me 0:2 nga Lyoni. Depay (11') e Terrier (65') shënuan për skuadrën franceze.

Grupi E

Liverpooli-Salzburg 4:3 (3:1)

Gent-Napoli 0:0 (0:0)

Tabela

1. Napoli 2 1 1 0 4

2. Liverpool 2 1 0 1 3

3. Salzburg 2 1 0 1 3

4. Genk 2 0 1 1 1

Grupi F

Sllavia-Dortmund 0:2 (0:1)

Barcelona-Interi 2:1 (0:1)

Tabela

1. Dortmund 2 1 1 0 4

2. Barcelona 2 1 1 0 3

3. Inter 2 0 1 1 1

4. Sllavia 2 0 1 1 1

Grupi G

Zenit-Benfica 3:1 (1:0)

Leipzig-Lyon 0:2 (0:1)

Tabela

1. Zenit 2 1 1 0 4

2. Lyon 2 1 1 0 4

3. RB Leipzig 2 1 0 1 3

4. Benfica 2 0 0 2 0

Grupi H

Valenci-Ajax 0:3 (0:2)

Lille-Chelsea 1:2 (0:1)

Tabela

1. Ajax 2 2 0 0 6

2. Chelsea 2 1 0 1 3

3. Valencia 2 2 0 0 3

4. Lille 2 0 0 2 0

***

85' Luis Suarez është hero i Barcelonës, shënon golin e dytë të tij dhe të epërsisë 2:1 të skuadrës së tij kundër Interit.

Ajaxi po tregon klasin e tij. Skuadra holandeze po avancon me 0:3 në Mestalla kundër Valencisë. Autorë të golave janë: Promes (34'), Ziyech (8') e van de Beek (67').

69' Liverpooli sërish në epërsi duke iu falënderuar golit të Mohamed Salah. Ky është goli i dytë i tij dhe për epërsinë 4:3.

Salzburgu e fut në presion Liverpoolin. 56' Takumi Minamin ngushton rezultatin në 3:2. 61' Braut Haland barazon rezultatin 3:3. Barcelona barazon shifrat me Interin 1:1. Luiz Sureaz shënon në minutën e 58-të pas asistimit të Vidal.

Fillojnë pjesë të dyta, Liverpooli është shumë afër fitores së parë dhe që do të jep motiv edhe më shumë për takimet e ardhshme.

 36' Liverpooli në forrnë, avancon 3:0, shënues Salah.

39' Hee Chaen shënon; Liverpool-Salzburg 3:1

24' Robertson shton epërsinë 2:0 te Liverpoolit.

36' Liverpooli në forrnë, avancon 3:0, shënues Salah

9' Liverpooli po fiton me 1:0 kundër Salzburgut.

' Martinez kalon në epërsi me 0:1 Interin ndaj Barcelonës.

Liverpooli pretendon fitore ndaj Salzburgut, kurse Barcelona sfidohet nga Interi në kuader të Champions League në futboll.

Fillojnë ndeshjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat