Torturoi Tottenham, ka vetëm 10 si Gnabry

Futboll

Torturoi Tottenham, ka vetëm 10 si Gnabry

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 22:36
Serge Gnabry

Një performancë fantastike, aq sa për të merituar notën 10. E tillë ishte ajo e Serge Gnabry, që mbrëmjen e të martës ka nënshkruar një poker kundër Tottenham në përballjen e vlefshme për turin e dytë të fazës së grupeve në Champions League.

Ky është gjykimi i shprehur nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”. Nota maksimale për një ndeshje absolutisht perfekte e Gnabry.

Një nder që i është rezervuar vetëm 10 futbollistëve në total në të kaluarën: Dusan Tadic, Lucas Moura, Neymar, Carlos Eduardo, Lionel Messi, Oleg Salenko, Robert Lewandowski, Franck Sauzée, Lars Winfield dhe Bruno Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat