Valverde lavdëron Interin, tregon kush e bëri dallimin

Futboll

Valverde lavdëron Interin, tregon kush e bëri dallimin

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 23:37
Valverde

Barcelona ka përmbysur rezultatin ndaj Interit në Camp Nou falë dy golave të Suarez.

Pas ndeshjes ky ishte komenti i trajnerit Valverde.

“Unë do të them se ishte një rezultat i drejtë, trajneri i Interit do të thotë se nuk ishte,” shprehet Valverde për Sky Sport Italia.

“Interi është një ekip i mrekullueshëm dhe këtë gjë e vërtetoi në pjesën e parë. Në pjesën e dytë dolëm gati për luftë dhe shënuam golat vendimtarë.”

“Zikaltrit kanë fituar gjashtë ndeshjet e para në Serie A dhe kjo duket, teksa shënuan në mundësinë e parë që iu dha”.

Ne bëmë ndryshime, rritëm tempin dhe ky ishte ndryshimi më i madh. E dimë se Mesi është unik dhe bën diferencën. Ai nuk ishte në formën më të mirë, por është duke u përmirësuar dhe kjo duket nga asisti në fund të takimit”, u shpreh trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat