Man.United në sulm, do rebelin e Barcelonës

Futboll

Man.United në sulm, do rebelin e Barcelonës

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:48
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United e ka nisur skandal sezonin e ri duke qenë shumë larg ekipeve pretendente. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i shumëkritikuar, ndërsa norvegjezi ka filluar të mendojë që tani për afrimet që do të bëjnë skuadrën e "Djajve" të rrezikshme. Emri i parë që kërkohet nga numri një i stolit është Ousmane Dembele.

Francezi është talent, por sjellja e tij e ka lënë mbrapa. Te Barcelona nuk është titullar fiks dhe nuk luan rregullisht, sulmuesi mund të ndryshojë destinacion dhe United e pret me krahë hapur. Ata do të nisin një ofensivë drejt tij, pasi Romelu Lukaku u largua në verë, Martial është i dëmtuar e Rashford shumë larg pritshmërive. "Djajtë e kuq" janë pa një sulmues dhe Dembele mund t'i zgjidhte shumë punë. 

Trajneri është gati që të paguajë deri në 100 milionë euro për kartonin e të riut, ndërsa katalanasit janë gati ta largojnë, pasi janë lodhur nga tekat e tij. Ata u munduan ta përfshijnë dhe në operacionin "Neymar", por Dembele nuk pranoi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat