Deschamps publikon listën, rikthen portierin “legjendar”

Futboll

Deschamps publikon listën, rikthen portierin “legjendar”

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:08
Deschamps

Kombëtarja e Francës ka bërë publike listën e të grumbulluarve për dy sfidat e ardhshme ndaj Islandës dhe Turqisë, me trajnerin Deschamps që si gjithnjë nuk sjell shumë risi.

Ndër të vetmit lojtarë që bie në sy është rikthimi në kombëtare i një veterani si Steve Mandanda, i cili rikthehet pas shumë kohe mungesë. 34-vjeçari e ka nisur sezonin mjaft mirë, duke qenë deçiziv për Marseille.

Ndërkohë, rikthim edhe për Kylian Mbappe, i cili la pas dëmtimin dhe tashmë është krejtësisht gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat