Si arsyetohet Shaqiri?

Futboll

Si arsyetohet Shaqiri?

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:17
Si arsyetohet Shaqiri?

Flamurtari po vazhdon me rezultate të dobëta në këto tetë xhiro të zhvilluara të Superligës.

Skuadra e Artim Shaqirit është mposhtur nga Gjilani me rezultat 4:1, derisa trajneri i ardhur nga Maqedonia e Veriut, ka thënë se ky ekip mundet më shumë por edhe fati nuk është në anën e tyre.

“Nuk duhet fajësuar vetëm një repart por gjithë ekipin. Në pjesën e parë pësuam dy gola nga pakujdesia në të dytën hymë më shumë ofensivë dhe kur shënuam golin për ta ngushtuar epërsinë, krijojmë pastaj edhe disa raste të mira por pas vetëm disa minutave pësojmë golin tjetër.

Pra nuk dua të them se vetëm mbrojtja ka faj pasi edhe sulmi është pjesë e ekipit dhe duhet realizuar rastet. Ne nuk e bëmë dhe pësuam humbje”, ka thënë Shaqiri për Supersport Kosova.

Me këtë humbje, Flamurtari pozicionohet i nënti në tabelë me shtatë pikë, kurse Gjilani i pesti me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat