Shaqiri tregon pse e refuzoi Zvicrën

Futboll

Shaqiri tregon pse e refuzoi Zvicrën

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:22
Shaqiri tregon pse e refuzoi Zvicrën

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka bërë të ditur se ai nuk i ishte bashkuar Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e shtatorit pasi që ndiente se nuk mund t’i ndihmonte skuadrës dhe se i duhej pushim për t’u kthyer në formën më të mirë të tij.

Së fundi, Xherdan Shaqiri ishte në qendër të vëmendjes pasi që nuk e pranoi ftesën e Zvicrës për të marrë pjesë në dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.

Fillimisht, Kombëtarja e Zvicrës njoftoi se Shaqiri s’e ka pranuar ftesën pasi që dëshiron të përqendrohet te Liverpooli. Megjithatë, gazeta zvicerane Blick zbuloi se Liverpooli nuk është duke mbajtur stërvitje pasi që trajneri Jurgen Klopp u ka dhënë të gjithëve pushim.

Pas këtij lajmi të Blickut, mediat zvicerane raportuan se arsyeja e vërtetë prapa mungesës së Shaqirit është emërimi i Granit Xhakës si kapiten i skuadrës, pasi që pretendohet se Shaqiri kishte dashur të jetë ai kapiten. Por, Shaqiri ka mohuar të ketë qenë kjo arsyeja.

“Nuk u ndjeva i aftë ta ndihmoja Kombëtaren në muajin shtator. Në konsultim me drejtuesit e Kombëtares hoqa dorë nga ftesa për t’u përqendruar tek klubi. Doja të kthehesha në nivelin maksimal për të mundur t’i ndihmoj shokët e Kombëtares. Më duhej pushim”, ka deklaruar Shaqiri në deklaratën e publikuar nga Federata e Zvicrës.

Sidoqoftë, Xherdani do të mungojë edhe në ndeshjet e tetorit, këtë herë për shkak të lëndimit.

Në lidhje me rastin u deklaruar edhe menaxheri i ri i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami.

“Doja të kuptoja në një takim ballë për ballë se cili ishte këndvështrimi i tij. Ne kemi vendosur me Xherdanin, të mos zbulojmë detaje në lidhje me përmbajtjen. Shaqiri është pjesë e ekipit tonë. Jemi të lumtur që kemi mundësi të mbështetemi tek ai”, theksoi Tami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat