Liria fiton në Drenas, KEK-u ndahet baras me Vëllaznimin

Futboll

Liria fiton në Drenas, KEK-u ndahet baras me Vëllaznimin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2019 Në ora: 17:58
Liria

Në Ligën e Parë të Kosovës në futboll janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit dhe duhet veçuar fitoren e skuadrës me renome Liria nga Prizreni, e cila me 1:0 fitoi si mysafir ndaj Drenasit.

Liria importoi pikë të plota dhe e ngritin në vendin dytë me 16 pikë, sa ka edhe lideri Malisheva dhe Istogu që renditet në vend të tretë. Prizrenasit gradualisht po ngjiten në maje të renditjes, ndërsa tani mendojnë për sfidën e radhës në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, kundër Dardanës.

Në Kastrioti skuadrat me renome KEK-u dhe Vëllaznimi nga Gjakova i ndanë pikët, duke luajtur baras 1:1. Pikë e madhe për gjakovarët por që nuk i largon nga fundi i renditjes, po ashtu edhe “elektricistët” janë në pjesën e poshtme. Dardana importoi një pikë të madhe, duke luajtur baras 1:1 me Vitinë.

Liga e Parë e Kosovës
Besa-Trepça    1:1
2 Korriku-Ulpiana    1:2
Malisheva-Istogu    1:0
Ramiz Sadiku-Onix    1:0
Vllaznia-Arbëria    2:4
Vitia-Dardana    1:1
KEK-u-Vëllaznimi    1:1
Drenasi-Liria    0:1

Tabela
1. Malisheva    7    5    1    1    16
2. Liria    7    5    1    1    16
3. Istogu    7    5    1    1    16
4. Arbëria    7    4    1    2    13
5. Dardana        7    4    1    2    13
6. Besa    7    3    2    2    11
7. Trepça    7    3    2    2    11
8. Drenasi    7    2    3    2    9
9. Ulpiana    7    2    2    3    8
10. Onix    7    1    4    2    7
11. 2 Korriku    7    2    1    4    7
12. Ramiz Sadiku    7    2    1    4    7
13. Vllaznia    7    2    0    5    6
14. KEK-u    7    1    2    4    5
15. Vitia    7    1    2    4    5
16. Vëllaznimi    7    0    4    3    4
Në javën e tetë do të takohen: Drenasi-Ramiz Sadiku, Trepça-Malisheva, Istogu-KEK-u, Ulpiana-Besa, Vëllaznimi-Vllaznia, Onix-2 Korriku, Arbëria-Vitia dhe Liria-Dardana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat