Van de Beek: Nuk do të largohem gjatë janarit 

Futboll

Van de Beek: Nuk do të largohem gjatë janarit 

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 18:04
Van de Beek: Nuk do të largohem gjatë janarit 

Mesfushori i Ajaxit, Donny Van de Beek i ka sqaruar gjërat me Real Madridin. Futbollisti holandez po kërkohet nga Reali, por insiston se nuk do të largohet në janar.

Ai tha se nuk dëshiron të fillojë diçka me klubin, pastaj ta lë në gjysmë. “Nuk do të largohem gjatë janarit. Do të luaj tërë sezonin dhe do të përfundoj këtë vit në Ajax.

Pastaj do të shohim. Të gjithë e dinë. Ndoshta një ditë gjatë karrierës do të largohem nga klubi gjatë afatit dimëror, por nuk më pëlqen.

Të luftosh me klubin për një qëllim dhe pastaj ta lësh në gjysmë”, deklaroi ai. Ajaxi arriti ta mposhtë Valencinë (0:3), në kuadër të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat