Çështja Courtois, mjekët e Realit zbulojnë sëmundjen e portierit

Futboll

Çështja Courtois, mjekët e Realit zbulojnë sëmundjen e portierit

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:10
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois vuan nga ankthi. Kjo është diagnoza e mjekëve të Real Madridit pas testeve të fundit.

Courtois është zëvendësuar gjatë pushimit të ndeshjes së Champions League dhe nuk është stërvitur me grupin të enjten.

Në ndeshjen e së martës në Champions, Courtois u fut në dhomat e zhveshjes pas takimit pasi kishte pësuar dy gola dhe pasi është ofenduar nga tifozët vendas.

Ai nuk është ndjerë mirë. Portieri është ankuar me dhimbje barku dhe marrje mendsh, si dhe ka vjellë si pasojë e asaj gjendjeje. Belgu është zëvendësuar nga Areole dhe tani klubi ka konfirmuar se ai vuan nga depresioni.

Belgu nuk është stërvitur gjatë dy ditëve të fundit dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat