Willian zgjedh skuadrën e re - Bota Sot
Willian zgjedh skuadrën e re

Futboll

Willian zgjedh skuadrën e re

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:40
Willian

Willian ka ndarë mendjen për të ardhmen.

Ylli i Chelsea, Willian, dëshiron të transferohet te Juventus në Serie A.

‘Calciomercato’ raporton se Willian nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Chelsean, duke favorizuar një transferim te Juventus.

Willian është pjesë e Chelsea që nga viti 2013, dhe po mendon se ka ardhur koha për të provuar diçka të re.

Në 204 paraqitje për ‘Blutë’, braziliani ka realizuar 29 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...