Zbulohet sesi Messi i motivoi shokët e skuadrës për të përmbysur Interin

Futboll

Zbulohet sesi Messi i motivoi shokët e skuadrës për të përmbysur Interin

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:41
Messi i motivoi shokët e skuadrës për të përmbysur Interin

Barcelona ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Interin me përmbysje të rezultatit, 2:1.

‘Zikaltërit’ patën një fillim të mbarë kur shënuan për 0-1 në minutën e 3’ të ndeshjes.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Derisa skuadrat po bëheshin për të dalë në fushë për pjesën e dytë, Messi ua mbajti një fjalim shokëve të skuadrës, për t’i motivuar për përmbysje.

“Ne nuk do të çmendemi, ne do të dalim atje dhe do të bëjmë edhe më shumë presion”, u tha Messi bashkëlojtarëve, moment ky i kapur nga kamerat, raportojnë mediet spanjolle.

Fjalët e Messit ishin motivim, pasi Barcelona në pjesën e dytë përmbysi gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat