AZ Alkmaar ndal Man Unitedin

Futboll

AZ Alkmaar ndal Man Unitedin

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 20:53
AZ Alkmaar

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te AZ Alkmaar.

Skuadra modeste holandeze ka arritur të ndalë në barazimin 0-0 ‘Djajtë e Kuq’, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit L.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer, vendosi që në këtë ndeshje të pushojë një numër të lojtarëve më të mirë.

Në pjesën e dytë, u inkuadruan në lojë Marcus Rashford dhe Lingard, por nuk arritën të ndryshonin rezultatin.

Me këtë barazim, Manchester United numëron katër pikë, dhe mban vendin e parë në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat