Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se mesfushori Mesut Ozil, nuk meritoj një vend në formacionin e parë.
Ozil është lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit, ndërsa dje nuk luajti në fitoren ndaj Standard Liege në kuadër të Ligës së Evropës.
Tekniku spanjoll ka thënë i ka zgjedhur lojtarët më të mirë, ndërsa gjermani duhet të punojë më shumë.
“Zgjedhim lojtarët më të mirë për çdo ndeshje. Kur nuk marrë ndonjë lojtar, është sepse ndonjë tjetër e ka merituar më shumë. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Qëllimi jonë është të fitojmë ndeshjen ndaj Bournmouth”, deklaroi ai.