Jo plotësisht i kënaqur Armando Sadiku

Futboll

Jo plotësisht i kënaqur Armando Sadiku

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 13:06
Jo plotësisht i kënaqur Armando Sadiku

Jo plotësisht i kënaqur Armando Sadiku pas ndeshjes ndaj Real Zaragozas. Edshe pse arriti të shënonte që në minutën e 3-të golin e tij të dytë në aventurën me Malagan, fakti që skuadra e tij nuk arriti të fitonte në këtë sezon e ka lënë të zhgënjyer disi sulmuesin kuqezi i cili shpreson të bëjë akoma më shumë në ndeshjet e ardhshme.

Pikë pozitive? “Ne e dimë që kemi bërë një lojë të mirë. Ne mund të kishim fituar dhe gjithashtu mund të kishim humbur në fund. Është një pikë pozitive e fituar këtu në Zaragoza. Ndeshjet e ardhshme duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të fortë në minutat e fundit”.

Momenti personal? “Humba një rast me një goditje me të majtën para se të zëvendësohesha. Isha disi i lodhur drejt fundit të lojës. Kërkova zëvendësimin se po luajmë shumë ndeshje. Jam i lumtur me veten time, ndihem i aftë fizikisht. Po jap çdo gjë nga vetja në një moment kur na nevojten pikët. Shpresoj që të bëj me shumë se kaq”.

Puna e mirë? “Duket e vështirë përsa i përket rendittjes, pasi të tjerët kanë më shumë pikë se ne. Sidoqoftë, ne jemi këtu dhe duhet të korrigjojmë gabimet që kemi bërë dhe të vazhdojmë më tutje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat