Giampaolo kërkon ringritjen: Lojtarët të japin jetën për fanellën, rëndësi ka Milani!

Futboll

Giampaolo kërkon ringritjen: Lojtarët të japin jetën për fanellën, rëndësi ka Milani!

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:40
Marco Giampaolo

Marco Giampaolo ka folur në kuadër të ndeshjes që Milani i tij do të luajë në transfertë ndaj Genoas mbrëmjen e nesërme. Trajneri italian është shfaqur optimist, teksa mundohet të karikojë lojtarët e tij në çdo fjalë që thotë.

“Për mbajtjen e topit jemi të dytët pas Napolit, ndërsa për sa i përket superioritet territorial jemi të parët. Na mungon diçka në 20 metrat e fundit për të konkretizuar punën që krijojmë. Kjo skuadër ka vlera. Aspekti psikologjik është thelbësor. Nëse nuk je mirë mendërisht, atëherë edhe fizikisht do të shfaqësh probleme.

Lojtarët duhet të japin jetën për fanellën, jo për mua. Unë e kam treguar entuziasmin tim dhe skuadra ka besuar dhe beson në idetë e mia. Nuk është koha të nxjerrim gjykime përfundimtare.

Nuk duhet të mendojmë për egon personale. E nesërmja është e rëndësishme për Milanin. Interesat individuale nuk duhet të llogariten aspak”, përfundoi Giampaolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat