Petkoviç fton vetëm dy shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës 

Futboll

Petkoviç fton vetëm dy shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2019 Në ora: 14:53
Petkoviç fton vetëm dy shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës 

Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Vlladimir Petkoviç, shpall listën me 23 futbollistë të kombëtares së Zvicrës, për dy sfidat kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.  

Zvicra do të takohet me Danimarkën (e shtunë, 12 tetor, 18.00 në Kopenhagë) dhe kundër Irlandës (e martë, 15 tetor, ora 20,45 në Gjenevë).

Petkoviç ka ftuar dy shqiptarë, kapitenin Granit Xhakën dhe Admir Mehmedin, mungon Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit dhe Albian Ajeti nuk është përfshirë në listë. 

Lista: Yvon Mvogo, Jonas Omlin, Yann Sommer, Manuel Akanji, Loris Benito, Eray Cömert, Nico Elvedi, Stephan Lichtsteiner, Kevin Mbabu, Michael Lang, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Josip Drmiç, Breel Embolo, Edimilson, Remo Freuler, Mario Gavranoviç, Admir Mehmedi, Haris Seferoviç, Djibril Sow, Renato Steffen, Granit Xhaka dhe Dennis Zakaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat