Selektori i Kosovës publikon listën e futbollistëve për Malin e Zi dhe Gjibraltarin

Futboll

Selektori i Kosovës publikon listën e futbollistëve për Malin e Zi dhe Gjibraltarin

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 17:08
Selektori i Kosovës publikon listën e futbollistëve për Malin e Zi dhe Gjibraltarin

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e këtij muaji, në miqësoren kundër Gjibraltarit, më 10 tetor dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, më 14 tetor.

Përgatitjet për këto dy ndeshje Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa në të njëjtën ditë përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Risi në këtë listë është kthimi i Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe Benjamin Kolollit nga lëndimet. Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli do të mungojnë edhe në këto ndeshje të Kosovës për shkak të lëndimeve të tyre, ndërsa në Kombëtaren A është kthyer Lirim Kastrati, i cili muaji e kaluar e përfaqësoi Kosovën U-21.
 

Lista e Kosovës: 
Samir Ujkani (Torino), Arijanet Muriç (Nottingham Forest), Visar Bekaj (Prishtina), Mërgim Vojvoda (Standard); Florent Hadërgjonaj (Huddersfield); Arbenit Xhemaili (Xamax); Ibrahim Dresheviç (Heereveen), Amir Rrahmani (Verona), Fidan Aliti (Kalmar), Leart Paçarada (Sandhausen), Benjamin Kololli (Zurich), Herolind Shala (Valerenga), Valon Berisha (Lazio), Idriz Voca (Luzern), Anel Rashkaj (Eskilstuna), Florent Hasani (Diosgyori), Florent Muslija (Hannoveri 96), Bersant Celina (Swansea), Bernard Berisha (Akhmat), Elbasan Rashani (ODD BK), MIlot Rashica (Werderi), Edon Zhegrova (Basel), Lirim Kastrati (Lokomotiva ZG), Vedat Muriqi (Fenerbahce) dhe Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat