Mazzarri mund të marrë drejtimin e Napolit

Futboll

Mazzarri mund të marrë drejtimin e Napolit

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 17:11
Walter Mazzarri.

Ditëve të fundit po flitet shumë për një largim të mundshëm të Ancelotti nga posti i trajnerit tek Napoli.

Napoli nuk ka regjistruar rezultate aq të mira sa është pritur këtë fillim sezoni, përkundër fitores kundër Liverpool, prandaj Ancelotti mund të largohet në fund të sezonit.

Një nga emrat që po përmendet si zëvendësues potencial i italianit është Walter Mazzarri.

Nuk dihet nëse situata mes Ancelotti dhe Napoli do të përmirësohet, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sytë e napolitanëve do të jenë të kthyer kah Mazzarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat