Barca mohon kontaktet me Gallardo për të zëvendësuar Valverden

Futboll

Barca mohon kontaktet me Gallardo për të zëvendësuar Valverden

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:16
Marcelo Gallardo

Barcelona ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që e lidhnin me Marcelo Gallardo.

Emri i Marcelo Gallardo është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm tek Barcelona, si zëvendësues i Ernesto Valverde.

Rezultatet aspak të mira të Barcelonës kanë bërë që Valverde të jetë shënjestra kryesore e kritikëve, duke u lidhur me një shkarkim të mundshëm.

Por, ‘Mundo Deportivo’ me burime të afërta nga skuadra e Barcelonës shkruan se skuadra nuk ka kontaktuar Gallardon e River Plate.

Raportime të ‘TNT’ insistonin se katalanët veçse kanë kontaktuar trajnerin e skuadrës argjentinase, por kjo po del të mos jetë e vërtetë.

Shumë tifozë të Barcelonës, madje edhe disa lojtarë nuk janë të kënaqur me Valverden në timon, por bordi drejtues nuk po reagon akoma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat