Çerkini: Për Ferizajn është një sfidë shumë e vështirë 

Futboll

Çerkini: Për Ferizajn është një sfidë shumë e vështirë 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:55
Çerkini: Për Ferizajn është një sfidë shumë e vështirë 

Kapiteni i klubit të futbollit Ferizaj, Dardan Çerkini, ka deklaruar se janë përgatitur mjaft mirë për sfidën shumë të vështirë (nesër, 14.30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Është një sfidë shumë e vështirë, kur e dijmë që do të luajmë me skuadrën më në formë dhe me pikë të njëjta me liderin e tabelës. Ferizaj do të udhëtoj të jap maksimumin në Podujevë”, tha Çerkini.  

Mbrojtësi ferizajas shprehet se janë të kompletuar dhe tregon se a po luajnë më mirë brenda apo jashtë fushës së tyre: “Jemi të gatshëm të gjithë për ndeshjen. Sa i përket ndeshjeve brenda dhe jashtë, mund të themi se jashtë, pasi që kemi arritur dy fitore”. Ferizaj është në krizë të lojës apo fati nuk e përcjellë? “Po, çdo ekip ka një periudhë që nuk është në element.  Mendoj që në lojën me Ballkanin ishte fati që nuk na përcolli, por besoj që do të kalojmë krizën”, thotë Çerkini për gazetën kombëtare "Bota sot".

Superliga e Kosovës, java e 9-të
E shtunë

Llapi-Ferizaj    14.30
E hënë
Vushtrria-Flamurtari    14.30
Ballkani-Prishtina    14.30
Trepça '89-Feronikeli        14.30
E martë
Gjilani-Dukagjini 14.30
Drenica-Drita    14.30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat