Lëndimi i Zappacosta – ja sa do të mungojë lojtari

Futboll

Lëndimi i Zappacosta – ja sa do të mungojë lojtari

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 21:04
Davide Zappacosta

Mbrojtësi i krahut, Davide Zappacosta, ka pësuar një lëndim të rëndë në gju.

Lojtari i cili këtë edicion paraqitej me Romën, ku erdhi si i huazuar nga Chelsea, ka pësuar një dëmtim që do t’ia pamundësojë vazhdimin e aventurës në kryeqytetin italian.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Zappacosta do të mungojë 4 deri në 5 javë.

Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, pasi ka dëmtuar ligamentet.

Italiani do të qëndrojë me skuadrën e Romës të paktën deri në fillimin e rehabilitimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat