Hakimi i vendosur: Dua të jem i rëndësishëm tek Real Madridi

Futboll

Hakimi i vendosur: Dua të jem i rëndësishëm tek Real Madridi

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 22:58
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi është i vendosur të lë gjurmët e tij tek skuadra e Real Madrid.

Hakimi ka thënë se shpreson që të ketë sukses me skuadrën që mbanë kartonin e tij, Real Madrid, gjatë pjesës së mbetur të karrierës.

“Nuk do të gënjej, do të doja që të kem sukses atje, sigurisht” ka thënë lojtari për ‘AS’.

“Unë u rrita në Madrid, është klubi që e quaj shtëpi dhe do të doja që të vazhdoja të rritem si lojtar në atë skuadër” shtoi lojtari.

Mbrojtësi i krahut po kalon sezonin e dytë në formë huazimi tek Borussia Dortmund, ku ai ka kthyer vetën në një figurë kryesore.

Mbetet të shihet nëse Reali i Madridit do ta kthejë lojtarin, për t’i dhënë mundësinë që të fitojë një vend në formacionin bazë, në pozitën ku luan Dani Carvajal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat