Sot luhen 4 ndeshje në Superligën e Kosovës në hendboll

Futboll

Sot luhen 4 ndeshje në Superligën e Kosovës në hendboll

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:49
Ilustrim

Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), luhen sot.

Ndeshja e parë luhet në Pejë në mes të Besa Famgas dhe Dritës së Gjilanit, nga ora 15:00. 

Kampioni aktual, Besa, nuk pritet të ketë telashe për të arkëtuar dy pikë të reja. 

Nga ora 17:00 shtë takimi Prishtina – Vëllaznimi, kurse skuadra prishtinase është favorite. 

Dy ndeshje tjera luhen nga ora 19:00 dhe pritet të ketë rivalitet më të madh. Vushtrria e pret Drenicën, kurse Llapi takohet në Podujevë me Prizrenin.

Ndeshja në mes të Kastriotit dhe Trepçës luhet më 9 apo 10 tetor për shkak të ndeshjeve evropiane të Kastriotit.

Në Ligën e Parë të meshkujve ndeshjet e javës së dytë janë: Samadrexha – Deçani, KEK-u – Rahoveci, Zhegra – Lepenci, Vjosa – Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat