Real Madrid - Granada, formacionet e mundshme

Futboll

Real Madrid - Granada, formacionet e mundshme

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:03
Zinedine Zidane

Sot do të luhen edhe katër ndeshjet e para të javës së tetë në Laligën spanjolle.

Nga ora 16:00 Real Madrid do ta presë në shtëpi befasinë e këtij edicioni në futbollin spanjoll, skuadrën e Granadës.

Granda në 7 ndeshjet e zhvilluara ka vetëm një humbje, atë kundër Sevillës, ndërsa Real Madrid mbetet i pamposhtur në fillimin e këtij sezoni në La Liga.

Zinedine Zidane nuk do të ketë në dispozicion futbollistët Vinicius dhe Lucas Vazquez, por ekipit do t’i mungojë gjithashtu edhe dyshja Marcelo – Courtois, ndërkaq në gjirin e skuadrës janë rikthyer dy të përjashtuarit e sfidës me Brugge në Champions, Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Pas 7 javëve të para klubi andaluzian pozicionohet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se sa rekordmenët e futbollit spanjoll, sidoqoftë në 6 vizitat e fundit në “Bernabeu”, “Los Blancos” i kanë arritur të shënojnë në portën e Granadës me plot 25 gola.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Real Madrid (4-3-3): Areola; Militao, Varane, Ramos, Carvajal; Valverde, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Hazard.

Image

Granada (4-2-3-1): Silva; Diaz, Sanchez, Duarte, Neva; Herrera, Montoro; Puertas, Azeez, Machis; Soldado.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat