Paratici është drejtuesi më i paguar në hierarki

Futboll

Paratici është drejtuesi më i paguar në hierarki

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:21
Paratici është drejtuesi më i paguar në hierarki

Më 24 Tetor do të mblidhet Asambleja e aksionerëve të Juventusit, ndërsa gjatë ditës së sotme janë publikuar edhe pagat e drejtuesve, të cilat pritet të përfshihen në raportin e punimeve dhe të marrin miratimin.

Kështu Drejtori Sportiv Fabio Paratici është drejtuesi më i paguar në hierarki, me një pagë prej rreth 2.1 milionë eurosh në vit, ndërsa pas tij vijnë presidenti Andrea Agnelli me 504 mijë euro dhe zëvendësi i tij, Pavel Nedved me 503 mijë euro.

Nga raporti vlen të veçohet se divorci i Juventusit me Massimiliano Allegrin pas 5 sezonesh ku arritën të triumfojnë gjithmonë në Itali, u ka kushtuar bardhezinjve plot 16.5 milionë euro, për prishjen e parakohshme të kontratës.

Gjithashtu edhe ish drejtuesi i Juves, tashmë Administrator i deleguar për Çështjet Sportive te Interi, Giuseppe Marotta ka marrë 1.5 milionë euro pagë, për periudhën korrik-tetor 2018, sepse më pas u largua nga bardhezinjtë me destinacion Milanon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat