Shtypi "masakron" Icardin, Tuchel e mbron: Ja problemi i Mauros!

Futboll

Shtypi "masakron" Icardin, Tuchel e mbron: Ja problemi i Mauros!

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:33
Mauro Icardi

Tomas Tuchel, trajneri i PSG, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së kampionatit, ku është "thumbuar" edhe sa i përket kritikave që Mauro Icardi ka marrë pas ndeshjes me Galatasaray, ku edhe shënoi golin deçiziv.

"Icardi kritikohet sepse ende nuk ka hyrë brenda mekanizmave të skuadrës? Për mua është futbollist i prekjes së fundit, si në Stamboll! Gol ose një lëvizje efikase. Ti japim kohë që të përshtatet, ka luajtur pak me ne dhe madje edhe pa u stërvitur më parë. E kam parë të kujdesshëm si me top si pa top, po punon shumë".

"I jep besim dhe stabilitet ekipit. Pastaj, ka nevojë për kohë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat