Këta ishin trajnerët nacionalist serbë që drejtuan KF Prishtinën!

Futboll

Këta ishin trajnerët nacionalist serbë që drejtuan KF Prishtinën!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 13:49
KF Prishtina 1987

Historia e viteve të 80-ta ishte përplot ngjarje dhe atëkohë edhe politika ndikonte në klubet sportive! 
Klubi i futbollit Prishtina, në atëkohë, ka qenë edhe viktimë e politikës komuniste dhe që besa edhe e kanë dëmtuar në shumë ndeshje!

Image

Gjoriqi

Është fakti më interesant se Prishtina ka qenë ther në sy për regjimin e Serbisë, por as në Nikshiq të Malit të Zi nuk kishte kaluar mirë, madje shumë herë. Dy trajnerë më nacionalist që mbahen mend dhe që e prunë Prishtinën në pozicion jo të mirë janë Millovan Gjoriqi që e udhëhoqi në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë (1986-1987) dhe pas javës së katër në vjeshtën e vitit 1987 ishte shkarkuar. Prishtina bie nga liga në kohën e Josip Duvançiç ((1988).

Kur Prishtina bie nga liga, atë e udhëhoqi (1988-1989) një nacionalist tjetër serb, Milan Zhivadinoviqi, që njihej me qëndrime antishqiptare.

Gjoriqi dhe Zhivadinoviqi kanë qenë futbollist të Cërvena Zvezdës së Beogradit, klub që gjithmonë i ka urryer shqiptarët.

Image

Zhivadinoviq

Dhe politika e asaj kohe, Gjoriqin dhe Zhivadinoviqin, i kishte prurë trajner në Prishtinë, nacionalistët që vetëm parën e njohën, madje Gjoriqi kishte fituar edhe një apartament në Beograd nga kryesia e Prishtinës së vitit 1986-1987).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat