Barella: Jam i gatshëm të vdes për Conten

Futboll

Barella: Jam i gatshëm të vdes për Conten

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 13:53
Nicolo Barella

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka zbuluar se ka qenë afër transferimit te Chelsea në janar të vitit 2019,

Reprezentuesi italian, i cili atëkohë ishte pjesë e Cagliarit, ka pranuar se ka qenë pranë transferimit në Premierligë te Chelsea.

Ai përfundimisht mbeti te Cagliari, para se gjatë verës t’i bashkohej Interit në huazim, me detyrimin për ta blerë në fund të sezonit.

“Chelsea kishin kërkuar të nënshkruanin me mua në janar, negociatat ishin konkrete. Te Cagliari ju thash: Nuk është një kohë e lehtë për ekipin, unë dua të qëndroj deri në fund të sezonit. Atëherë do të marrë një vendim”, ka deklaruar Barella.

Ai tutje ka folur edhe për kalimin e tij te Inter, e po ashtu edhe për trajnerin Conte.

“Ai (Conte) ka një qëndrim tjetër, një mënyrë tjetër për të folur me ju që ju jep diçka të re. Unë do të vdisja për të, kjo vlen për të gjithë lojtarët e tij. Dhe kjo bën ndryshimin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat