Kushti i Gattusos për t’u bërë trajner i Milanit

Futboll

Kushti i Gattusos për t’u bërë trajner i Milanit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:02
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso mund të kthehet te Milan në vend të Marco Giampaolos, por vetëm nëse Paolo Maldini largohet i pari.

Milan sot takohet me Genoan në udhëtim, dhe humbja mund të sjellë fundin për epokën e shkurtër të Giampaolos në krye të kuqezinjve.

Ai ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para në Serie A me Milanin.

Sipas Corriere dello Sport, kandidati kryesor për të zëvendësuar Giampaolon është Gennaro Gattuso.

Italiani u largua gjatë verës, duke ndërprerë kontratën me Milanin pas dështimit për të arritur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Raportohet për raporte jo të mira të Gatusos me Maldinin, kështu që ai do të kthehej vetëm pas një largimi të ish mbrojtësit italian nga Milani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat