Lojë e madhe e Paçaradës, asiston në dy gola në Gjermani

Futboll

Lojë e madhe e Paçaradës, asiston në dy gola në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 14:55
Lojë e madhe e Paçaradës, asiston në dy gola në Gjermani

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, bëri lojë të madhe në fanellën e Sandhausenit, por të pafat që të fitojnë ballafaqimin në duel me AUE-n, e cila përfundoi me rezultat të barabartë (2:2) në kuadër të javës së 9-të të Bundesliga II.

Paçarada u paraqit titullar, dha maksimumin dhe asistoi në golat që u shënuan nga Bouhaddouz (16’) e  Behrens (26’) dhe për mysafirët realizuan Zhirov (5’-autogol) e Testroet (77’-nga penalltia).

AUE është në vend të katërt me 15 pikë, ka tri më shumë se Sandhausen katër vendet më poshtë në renditjen e klasifikimit.

Paçarada është në formë të mirë, sidomos për sfidën miqësore me Gjibraltarin (me 10 tetor) dhe për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2020 kundër Malit të Zi (me 14 tetor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat