Ferizaj turpëron Llapin! Dy të skuqur

Futboll

Ferizaj turpëron Llapin! Dy të skuqur

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 16:39
Ferizaj turpëron Llapin! Dy të skuqur

Llapi nga Podujeva pësoi humbje të rëndë si vendas me rezultat 4:2 nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës. Djelmoshat e Ferizajt shkëlqyen me lojë që drejtohen nga kryetrajneri Bekim Isufi, duke i turpëruar llapjanët me lojë e rezultat.

Ferizaj është bërë specialist për të fituar si mysafir, sepse është fitorja e tretë në udhëtim dhe asnjë nuk e ka arritur deri me tash në fushë të tyre, duke u mposhtur katër herë. Në minutën e 3-të, Përparim Livoreka, një sulmues dinak shënon për 0:1. Në minutën e 32-të, nga afërsia e mposhti portierin Bledar Hajdini dhe thellon epërsinë në 0:2.  

Në minutën e 42-të, Mentor Zhdrella shënon gol nga penalltia me stilin “Panenka’ dhe ngushton rezultatin në 1:2.

Pas një minute (43’) Bunjamin Asani realizoi për 1:3. Pjesa e dytë fillon me vonesë, pasi që raportohet për një rrëmujë brenda teshatoreve. Në minutën e 68-të, Ferizaj udhëheq me 1:4 me golin e Adonis Shalës dhe në minutën e 83-të, Behar Maliqi ngushton humbjen në 2:4 pas reagimit të dobët të portierit ferizajas.

Në fund të takimit, dy futbollistë janë ndëshkuar me karton të kuq për shkak të kartonëve të verdhë, Zhdrella i Llapit dhe Rexhepi i Ferizajt. Llapi në vend të tretë me 17 pikë dhe Ferizaj ngritët i teti me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat