Bayerni shokohet në Munih! Abrashi me Freiburgun barazojnë me Dormundin

Futboll

Bayerni shokohet në Munih! Abrashi me Freiburgun barazojnë me Dormundin

Nga: K. Goca Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:27
Bayerni shokohet në Munih! Abrashi me Freiburgun barazojnë me Dormundin

Bayern nga Munihu shokohet në “Allianz-Arena” në Munih, duke u mposhtur me rezultat 2:1 nga Hoffenheimi, në kuadër të javës së shtatë të Kampionatit të Gjermanisë.

Askush nuk e priste dështimin e kampionit dhe liderit gjerman, por kësaj radhe i hasi sharra në gozhdë.

Nuk i ndihmoi as goli  i Lewandowskit në minutën e 73-të kur barazoi shifrat 1:1. Për mysafirët realizoi Adamyan në minutën e 54-të dhe në atë të 79-tën.  Amir Abrashi luajti 75 minuta për Freiburgun dhe bëri lojë të mirë. Dortmundi e kishte fitoren në dorë por e lëshoi në çastet e fundit, duke barazuar 2:2 me Freiburgun vendas.

Witsel (20'), Hakimi (67') realizuan për Dortmundin dhe Waldschmidt (55’) e Burki (89'-autogol) për Freiburgun.  Bayerni kryeson me 14 pikë, kurse Hoffenheim është i 11-ti me 8 sosh. Dortmundi bie në pozitën e shtatë me 12 pikë dhe Freiburg është i dyti me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat